“I lumtur për Maortta-n”, Inzaghi: Një ditë tjetër e rëndësishme e pret Inter-in

4 Qershor 2024
16:44
Denis Hakanaj
back button

“Beppe Marotta është vazhdimësia, jam i lumtur, të gjithë e dimë se çfarë lloj personi është. Kështu që ai patjetër do të bëjë mirë”.

Fjalët e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, të thëna për Sky Sport në fund të një dreke në qendër të Milanos.

Trajneri i zikaltërve, përveçse komentoi lajmin për emërimin zyrtar të Marotta-s si president i ri i Interit nën drejtimin e Oaktree, bëri edhe disa deklarata shumë të shkurtra për të ardhmen e tij:

“A do të jetë dita tjetër e rëndësishme për Interin ajo e rinovimit tim? Po, atëherë do të takohemi, nuk ka asnjë lloj problemi. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, nënvizoi Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit