I mori Tottenhamin, Pochettino tregon dhuratën që i bëri Mourinho!

23 Maj 2020
13:30
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Mauricio Pochettino ka një marrëdhënie të mirë me Jose Mourinhon, madje ai tregon dhe një ngjarje mjaft interesante kur ishte në krye të Espanyolit. Argjentinasi tregon dhuratën që tekniku portugez, atëherë në krye të Realit i dha atij.

“Fëmijët e mi gjithmonë flejnë me rrobat e Espanyolit çdo natë. Kur Mourinho më takoi pas ndeshjes që kishim me Real Madridin më dhuroi një shishe të mirë vere franceze dhe dy kostume të Realit për fëmijë.

“Mourinho më tha: ‘Këta i ke për fëmijët e tu që t’i veshin nga tani e tutje për të fjetur gjumë’. Kemi marrëdhënie shumë të mira”, – tha ish-tekniku i Tottenhamit në lidhje me “The Special One”. Ky i fundit i mori vendin e tij në stolin e “Spursave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit