“I paguaj unë shpenzimet e tyre”. Pronari i Man United refuzon gjestin e Bruno Fernandes

25 Dhjetor 2024
19:33
Telesport
back button

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, mbeti i habitur nga shkurtimet ekstreme financiare të stafit nga Jim Ratcliffe sezonin e kaluar. Portugezi ishte veçanërisht i zhgënjyer nga vendimi i Ratcliffe për të anuluar pagesat tradicionale për stafin kur të arrinte në finalen e FA Cup.

Sezonin e kaluar, stafi pa përfitimet tradicionale të një bilete falas, udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi që nuk ofroheshin për përballjen me Manchester Cityn në Wembley.

The Athletic raporton se Fernandes ishte aq “i befasuar” saqë ai ofroi të financonte vetë stafin. Por edhe ky gjest u refuzua nga ekipi Ineos i Ratcliffe. Fernandes ndihmoi Man United për të befasuar Cityn në finalen e FA Cup sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit