I pari me “Coronavirus” në Premier League, rrëfehet Mikel Arteta

23 Mars 2020
14:41
Alfred Lleshi
back button

“Ndihem mirë. U deshën 3-4 ditë për të rikuperuar energjinë time dhe nuk kam më simptoma. Tani jam mirë”. Mikel Arteta, personi i parë pozitiv me “Coronavirus” në Premier League, i siguron të gjithë për gjendjen e tij. Për mikrofonat e “La Sexta”, ai tha:

“Unë bëra testin (tamponin) më 11 mars dhe ata ma dhanë rezultatin ditën tjetër. Dola pozitiv. Menjëherë informuam Premier League në mënyrë që të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me mua të izoloheshin. Dhe prej andej erdhi vendimi për pezullimin e kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit