I realizoi gol Brazilit në miqësore, United dhe Real shënjestrojnë mesfushorin spanjoll

29 Mars 2024
11:22
Telesport
back button

Manchester United dhe Real Madrid janë dy klubet që e shohin nga afër mesfushorin spanjoll Dani Olmo, i cil luan me Leipzig në Gjermani. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “Daily Mail”, që shton se këtë verë 25-vjeçari mund të ndryshojë fanellë.

Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2027 me ekipin e Leipzig, por gjiashtu ka një klauzolë që aktivizohet këtë verë. Ai mund të largohet nga ekipi gjerman nëse vjen një ofertë që kap shifrën e 50 milionë eurove.

Dani Olmi luan prej 5 sezonesh në Gjermani dhe në 142 ndeshje zyrtare me Leipzig ka shënuar 28 gola. Ai luan edhe me kombëtaren spanjolle, duke shënuar edhe në miqësoren e fundit ndaj Brazilit.

Një lojtar që pëlqehet shumë për karakteristikat e tij, ndaj dhe “djajtë e kuq” dhe “los blancos” po e monitorojnë nga afër. Anglezët duken disi më favoritë, duke qenë se do të kryejnë një revolucion këtë sezon, ndërsa te madrilenët nuk do të gjente shumë hapësira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit