I shënoi supergol në “Old Trafford”, United e vendos si objektivin e parë të merkatos!

2 Dhjetor 2019
19:39
back button

Manchester United pritet që të jetë mjaft aktiv në merkaton e janarit, me “Djajtë e Kuq” që do të përpiqen të bëjnë përforcimet e duhura për të arritur objektivat sezonalë.

Një ndër repartet që ka çaluar më së shumti ka qenë mesfusha, veçanërisht pjesa e avancuar, ku Lingard duket jashtë formë, ndërsa emra si James apo Pereira shihen si të brishtë për të marrë përgjegjësi mbi supe.

Gjendur në këtë situatë, trajneri Solskjaer, i ka bërë me dije drejtuesve anglezë që objektivi numër një në merkaton e janarit të jetë Jack Grealish. Kapiteni i Aston Villas po bën një sezon të shkëlqyer, ku mjafton të përmendim që është edhe lojtari që i janë shkaktuar më shumë faulla deri tani në Premier League.

24-vjeçari spikati edhe në ndeshjen e fundit në “Old Trafford” këtë fundjavë, ku shënoi një supergol. Grealish ka një kontratë deri në vitin 2023 me Aston Villan, me këta të fundit që vetëm në rast të një oferte të majme mund ta lirojnë “xhevahirin” e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit