Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, dëshiron të nënshkruajë me anësorin gjerman të Bayern Munich, Leroy Sane. Spanjolli synon ta marrë falas gjermanin, si një transferim të lirë, kontrata e të cilit cili skadon në qershor. Këtë e raporton “SportBild”. Kësisoji, konfirmohen zërat e përhapura nga Mick Brown, ish-skauti i Premier League për Manchester United, Tottenham dhe West Ham.
“Londinezët janë padyshim në mesin e klubeve të interesuara. Arsenali është shumë i interesuar për Sane, nga sa më kanë thënë. Ai mund të luajë në të majtë dhe të sigurojë mbulim për Saka, gjë për të cilën Arteta ka nevojë dëshpërimisht. Duhet përmendur fakti se ‘Topçinjtë’ nuk janë të vetmit e interesuar për Sane. Ne kemi folur tashmë dhe për Newcastle, ka edhe të tjerë në garë.
Sidoqoftë, i pari qëndron Arsenali, mendoj se është një marrëveshje për të cilën ka punuar prej disa kohësh, – zbuloi Brown, – duke vazhduar me shpjegimin e identikit të Sané dhe çfarë mund t’i sillte Artetës. – Ai është jashtëzakonisht efektiv, ka shpejtësi shpërthyese dhe është ende vetëm 28 vjeç.
Gjithmonë kam pyetur veten pse Manchester City e la të largohej dhe asnjë klub në Angli nuk u përpoq të nënshkruante me të përpara se të shkonte te Bayern Munich. Me situatën aktuale të kontratës, pres ta shoh atë të lëvizë jashtë Gjermanisë. Kudo që të shkonte, Sane do të shtonte përvojën e tij fituese”.