I ulur përkrah Agnellit, padroni i Interit bën deklaratën e bujshme!

19 Shtator 2019
19:29
back button

I ftuar në Universitetin Bocconi të Milanos, presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur për projektin “Inter” dhe për luftën ekonimike ndaj FFP, që është kthyer në një minë me sahat dhe që pengon zhvillimin e shpejtë. 

“Sot, sfida ime quhert Inter! Futbolli është bërë element thelbësor i jetës time. Përpara se të bëhesha pjestar i Interit, nuk kisha parë kurrë një ndeshje futbolli. Ka disa aspekte që duhen administruar: ai financiar, komercial, duke kaluar te marketingu dhe shoqëria. Problemet zgjidhen hap pas hapi… FFP? Mu desh 1 vit ta kuptoja, studioja. Duhet të jetë më tolerante, sidomos kur ka ndërrim pronësie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit