I vërshëllyer në “shtëpi”, vjen apeli i yllit të Napolit

17 Korrik 2019
21:53
back button

Në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss, kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, i kontestuar nga tifozët napoletanë, i komentoi kështu vërshëllimat në adresë të tij.

“Ndihem keq, sepse jam napolitan. Nuk duhen vërshëllyer futbollistët, sepse ne japim gjithmonë shpirtin në fushë, por ndonjëherë kjo gjë nuk kuptohet. Më vjen keq të vërshëllehem dhe kontestohem”, apeloi Insigne në adresë të tifozëve. 

“E di që tifozët më dashurojnë, ndonjëherë gjendem në vendin e duhur, por duhet punuar gjithmonë. Do të tentoj të jap maksimumin dhe të përmirësoj këto keqkuptime”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses italiane, lider i skuadrës së Napolit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit