I vetmi në histori, CR7 vendos rekordin e ri

19 Janar 2020
22:52
back button

Është sërish një Crisiano Ronaldo për rekord. Sulmuesi i Juventus realizoi një dopietë në sfidën e të dielës mbrëma, duke i dhënë bardhezinjve një fitore të rëndësishme në Seria A ndaj Parmës dhe rikonfirmuar kryesimin në klasifikim.

Por jo vetëm kaq. Me dy golat e të dielës ndaj Parmës, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar gjithmonë të paktën 15 gola në sezon në një prej 5 kampionateve më elitare të Europës, duke filluar nga sezoni 2006/07 deir më sot. Plot 14 sezone pa ndërprerje, për një total prej 413 golash deri më sot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit