I zuri vendin në formacion, Firmino reagon për Diego Jotan

22 Nëntor 2020
12:55
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Liverpoolit, Firmino, foli në lidhje me konkurrencën e tij me Diogo Joten. Ai mendon se është diçka normale dhe se “Redsat” kanë lojtarë shumë të mirë.

“Liverpooli ka një skuadër shumë të mirë dhe me lojtarë të shkëlqyer, kështu që të luash në formacion nuk është e lehtë aspak. Jam i mësuar me diçka të tillë.

“Diogo është një lojtar fantastik dhe një tjetër rival për mua. Ne të gjithë punojmë fort gjatë javës dhe trajneri zgjedh se kush do të luajë. Nuk kam asgjë personale me të.

“Sulmi i Liverpoolit është spektakolar dhe ndër më të mirët në botë. Këtë vit është ende dhe më i mirë. Nuk e them kot, por mjafton të shihni rezultatin dhe statistikat. Për mua, punoj fort në stërvitje dhe në fushë bëj çfarë më kërkon Klopp. Kjo është filozofia e punës time, gjithmonë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit