IBF dhe WBO kërcënojnë Joshua për rivalin, britaniku rrezikon njërin titull

13 Dhjetor 2019
12:32
Telesport
back button

IBF dhe WBO kanë ngritur zërin dhe i kanë kërkuar boksierit britanik Anthony Joshua që të përballet me më të mandatuarit e tyre. Më konkretisht, IBF ka mandatuar bullgarin Kubrat Pulev, ndërsa WBO ka mandatuar ukrainasin Oleksandr Usyk.

Kjo situatë ka vënë në krizë boksierin kampion bote në peshën e rëndë, që duhet të zgjedhë një mes dy boksierëve. Ose mund të zgjedhë një të tretë, duke rrezikuar të humbasë titujt kampionë bote në këto kategori.

Duket se Pulev është në “pole” për të dueluar me Joshua në prill të 2020-ës, por nga ana tjetër kjo mund t’i kushtojë Joshua titullin e kategorisë WBO. Ndaj, me shumë gjasa, britaniku do të detyrohet të heqë dorë nga njëri prej titujve, ose do të negociojë që të duelojë me Usyk në shtator të vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit