Zlatan Ibrahimović ka folur me superlativa për Lionel Messin, duke e vlerësuar performancën e tij në Botëror pas dopietës kundër Austrisë. Duke komentuar për një televizion amerikan, suedezi theksoi se Messi herë pas here duket njerëzor, si kur humbi një penallti, por menjëherë më pas tregon se nuk është i tillë: “Messi është ky. I pari në renditjen e golashënuesve të Botërorit dhe ende nuk ka luajtur kundër Jordanisë. Nuk e di deri ku mund të arrijë”.
Më tej, Ibrahimović bëri një krahasim personal: “Tani është në kuotën e 5 golave në 2 ndeshje. Unë kam shënuar zero gola në dy Botërorë të luajtur”. Ai shtoi se është i lumtur për Messin dhe shpreson që të vazhdojë kështu, duke kujtuar edhe ditëlindjen e tij të afërt.
Në fund, Zlatan e përmbylli duke thënë se nuk ka fjalë për ta përshkruar Messin dhe se publiku po e shijon lojën e tij, duke e quajtur thjesht “të pabesueshëm”.







