Ndërsa jashtë, protesta e “Curva Sud” ishte në kulmin e saj, brenda sallës së festës për 125-vjetorin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, këshilltari i lartë i “RedBird”, betohej për dashurinë e tij ndaj kuqezinjve.
“Për mua, Milani është shumë, shumë i veçantë, – tha suedezi përmes një mesazhi të shkurtër nga skena. – Ndihem shumë i nderuar që jam këtu. Në këtë sallë ka shumë histori mes futbollistëve dhe punonjësve.
Kam qenë me fat që kam luajtur te Milani, që kam fituar me Milanin, megjithatë jo si të tjerët këtu në sallë, që kanë fituar shumë më tepër se unë. Ndihem shumë i nderuar që jam këtu, që jam milanist. Ka shumë emocione që kalojnë. Milani është një familje e madhe dhe jam i nderuar që ndihem pjesë e kësaj familje”.