Ibrahimovic kishte zgjedhur trajnerin e ri të Milani por iu prishën planet! Alternativat e mbetura, bie hipoteza “Lopetegui”

3 Maj 2024
19:04
Telesport
back button

Situata në lidhje me pasardhësin e Stefano Piolit mbetet ende mes shumë pikëpyejtesh te Milani. Megjithatë, një raport ka zbuluar se kuqezinjtë kishin kërkuar një legjendë të futbollit për të zëvendësuar 58-vjeçarin.

Ka një sasi të konsiderueshme presioni në verën e ardhshme për Milanin, dhe do të jetë një provë e madhe për drejtuesit nëse ata mund të përballojnë stuhinë që sjell zëvendësimi i një trajneri i cili ka 5 vite aty dhe rigjallërimi i një skuadre e cila aktualisht duket e pezmatuar.

Disa nga lojtarët me përvojë të skuadrës po largohen nga klubi (Giroud dhe Kjaer kryesisht) dhe investimi ne merkato duhet të jetë i përsosur, por çështja më e madhe për t’u zgjidhur është në lidhje me kandidatët për trajner.

Për kuqezinjtë ka një projekt dhe kantieri mbetet ende i hapur. Kandidati i duhur duhet gjetur pasi ai do të trashëgojë një skuadër që mund të formohet per te synuar ambicje të besueshme evropiane ndërsa konkurron edhe për Scudetton. Por kjo e gjitha bie në përzgjedhjen e profilit ideal.

Me siguri, trajneri i ri nuk do te jete Julien Lopetegui, pasi spanjolli dhe Milani nuk kane shtrenguar duart dhe sot Fabrizio Romano e hoqi perfundimisht nga lista. Nuk dihet nese per shkak te presionit te tifozerise kuqezi apo jo, por fakti eshte se pasuesi i Piolit – qe e sheh veten me shume te Napoli tani – nuk do te jete ish-trajneri i Sevillas, Realit dhe Spanjes.

Ndërkohë që lista është duke u shkurtuar, Milani ka humbur tashmë kandidatët nga të cilët ata janë intriguar dhe një raport nga Calciomercato.com sugjeron që trajneri i Barcelonës, Xavi, ishte ne këtë kategori.

Siç raportohet, Zlatan Ibrahimovic ka ende raporte te shkelqyera me ish-shokun e tij te Barcelona dhe po e ndiqte si pasuesin e Piolit qe së shpejti do të largohet. Megjithatë, Xavi qendroi te Barcelona duke befasuar me vendimin e tij dhe kjo piste nuk është më e realizueshme.

Por, cilat emra mbeten? Ka ende disa, mes tyre Motta (por qe eshte favorit per te pasuar Allegrin te Juventusi), De Zerbi (qe ka klauzole 14 mln euro te Brighton), Fonseca (ish-trajner i Romas ne Itali) por edhe emra si Domenico Tedesco i Belgjikes apo Martinez i Belgjikes, pa harruar Fariolin qe ne Ligue 1 nuk ka bere keq.

Eshte edhe Conte por deri tani ska pasur asnje hapje apo drite jeshile nga Milani. Se fundmi, nje alternative guximtare eshte edhe ish-milanisti Van Bommel, qe drejton Antwerp ne Belgjike dhe mik i Ibrahimovic gjithashtu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit