“Ibrahimovic na mëson si të mos jemi kurrë të kënaqur”

10 Gusht 2020
10:16
Alfred Lleshi
back button

Stefano Pioli vlerëson Zlatan Ibrahimovic, brenda dhe jashtë fushës. Trajneri kuqezi shpreson ta trajnojë përsëri suedezin, sezonin e ardhshëm: “Në një sezon jo gjithçka shkon mirë. Por, Ibra e bën gjithçka të lehtë. Është e gabuar t’i referohemi moshës së tij, Zlatan është një profesionist 100%. Ai u ka mësuar të rinjve seriozitetin, konkurrencën në çdo seancë të vetme stërvitore. Ibra është i pari që arrin në stërvitje dhe i fundit që largohet.

Këto janë sinjale shumë të forta. Zlatan ka një respekt të madh për rolet dhe hierarkitë në skuadër dhe klub. Në janar e pyeta për gjendjen e tij atletike, pas pasivitetit. Në një nga ato biseda, Ibra më tha: Ju vendosni dhe unë gjithmonë do t’i respektoj zgjedhjet tuaja. Të gjithë kemi mësuar nga ai. Ai është shembulli i përditshëm se si të qëndrojmë në një nivel të lartë. Zlatan na mëson të mos jemi kurrë të kënaqur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit