Ibrahimovic ngre zërin dhe merr në dorë situatën te Milan, takim me skuadrën pas humbjes me Parmën

26 Gusht 2024
10:32
Telesport
back button

Roli i Zlatan Ibrahimovic në Milano, për të cilin u përfol shumë menjëherë pas hyrjes së suedezit në botën e RedBird, është bërë shumë i qartë që nga ky sezon. Ai është zëri i Cardinale në Milano, pikë referimi e korporatës për sa i përket sportit.

Dhe pikërisht për këtë arsye, Ibra u takua me ekipin dhe trajnerin pas humbjes në Parma. Një fjalim me tone të qarta, por jo shumë të ashpra, bazuar mbi të gjitha në ndjenjën e përgjegjësisë që u kërkohet lojtarëve, pasi klubi është i bindur se ka ndërtuar një skuadër cilësore në dispozicion të stafit teknik.

“La Gazzetta dello Sport” shpjegon sfondin e fjalëve të zgjedhura nga suedezi në dhomat e zhveshjes në “Tardini” me lojtarët që dëgjuan të zhgënjyer. “Cilësia është aty, skuadra në fakt është e kompletuar, tani duhet të motivohet”, është koncepti me të cilin mund të përmblidhen mendimet e Ibrës.

Diçka mund të vijë ende nga tregu i transferimeve, por do të ishin përmirësime, shtesa dhe sigurisht jo goditje spektakolare. “Kjo është shtylla kurrizore e ekipit dhe ne duhet të luftojmë për majën me këtë”, ka thënë Ibrahimovic.

Zlatan e ka përsëritur disa herë këtë ditët e fundit kur ka folur për fushatën e nënshkrimit: “Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, të cilët sjellin diçka ekstra edhe nga pikëpamja njerëzore”.

Ndaj, problemet e shfaqura në dy ndeshjet e para do të ishin kryesisht të mentalitetit, diçka për të cilën menaxheri i kuqezinjve donte të ndërhynte menjëherë për të tentuar menjëherë të ndryshonte tonin edhe sepse ndeshja e radhës nuk do të jetë e lehtë, në Olimpico kundër Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit