Ibrahimovic zbarkon në Milano dhe i shmanget gazetarëve! Ja kur do të kryejë analizat mbi pulpën

3 Qershor 2020
18:33
Telesport
back button

Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në aeroportin e Malpensas më një fluturim privat pasi ka kaluar një javë me familjen në Suedi. Sulmuesi i Milanit, sipas asaj që ka mësuar “ANSA”, do të kryejë testet e kontrollit në pulpën e dëmtuar “48 orët e ardhshme”, por jo sot.

Pantallona të shkurtra dhe fytyra e fshehur nga maska dhe syzet e diellit të zeza, duke shmangur kështu telekronistët dhe fotografët e gazetarët. Ibrahimovic hypi në makinën që i kishte vendosur klubi dhe u largua.

 Zlatan Ibrahimovic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit