Icardi e Wanda Nara në krizë, për fëmijët kujdeset Maxi Lopez

20 Tetor 2021
13:18
Telesport
back button

Ndërkohë që Mauro Icardi e Wanda Nara po luftojnë për të shpëtuar martesën e tyre pas krizës së ditëve të fundit, për fëmijtë e tyre po kujdeset Maxi Lopez. Ai është ish-bashkëshorti i Wanda Nara, që ka ofruar ndihmën e tij, deri sa situata të zgjidhet.

Lopez ndodhet prej kohësh në Paris, ku është sistemuar bashkë me të fejuarën e tij dhe ka ofruar ndihmën e tij. Mësohet se fillimisht Wanda Nara ka refuzuar, por më pas ka dhënë “OK”-in që ish-bashkëshorti i saj të kujdeset për të gjithë fëmijët.

Wanda dhe Lopez kanë 3 djem nga martesa e tyre, ndërsa nga martesa me Icardi ajo ka dy vajza, të cilat fillimisht i mori me vete në Milano. Më pas u rikthye në Paris dhe për të 5 fëmijët po kujdeset Maxi Lopez. Ai ka postuar foto teksa i shoqëron ata në shkollë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit