Icardi flet për modën: Wanda e pëlqen stilin tim, dua komoditetin. Nuk ndikohem nga të tjerët, por Beckham…

17 Shkurt 2021
15:14
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë për revistën franceze “Elle”, Mauro Icardi foli për preferencat e tij në modë. Kjo është ajo që lojtari i PSG tha: “Më pëlqen moda në përgjithësi dhe ndihem rehat kur duhet të bëj xhirime fotografike. Unë zakonisht vesh rroba të stilit rastësor, pantallona të lehta për të qenë komod. Por, sigurisht që varet nga dita dhe rasti. Në përgjithësi jam shumë klasik, edhe pse mund të vishem elegant me lehtësi. Më pëlqejnë më tepër rrobat e errëta.

Nuk kam një stilist të preferuar, por kur më pëlqen diçka, e përdor, jo domosdoshmërisht e shikoj markën. Si ndikon gruaja ime, Wanda, në stilin tim të veshjes? Gruaja ime e do modën. Ajo është e apasionuar pas saj. Gjithmonë kërkon lajmet e fundit, gjithashtu punon me marka të mëdha. Asaj i pëlqen stili im. Mua më pëlqen të vishem në një stil klasik. Nuk ndahem kurrë nga rrobat e rehatshme. Unë shpesh mbaj kapele, nuk i kushtoj shumë vëmendje mënyrës se si vishen lojtarët e tjerë. Por, nëse më pyet se cilin lojtar e admiroj për sa i përket stilit, David Beckham është njëshi. Personalisht mendoj se ai është një ikonë mode në botën e futbollit”.

Lidhur me stilin në familjen “Icardi”, sulmuesi argjentinas shtoi: “Fëmijët e mi, secili ka stilin e tij, sepse secili prej tyre ka një personalitet dhe të gjithë janë shumë të ndryshëm. Dy vajzat e mia kopjojnë atë që bën mamaja e tyre. Edhe atyre u pëlqen të grimohen dhe të mbajnë taka, fustane etj”.

Mbi mënyrën e tij të veshjes, Icardi jep më tepër detaje: “Kur qëndroj në shtëpi vesh pantallonat e mia të rastësishme, kapelën time, atlete. Më pëlqen të kaloj kohë me kuaj dhe qen, më pëlqejnë shumë kafshët dhe natyra. Kujdesem shumë për imazhin tim, gjithmonë jam i krehur dhe parfumosur mirë. Është diçka që gjithmonë e kam pasur, kam qenë kështu që i vogël dhe vazhdoj të jem i tillë. Edhe kur nuk ka kamera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit