“Icardi? Kam respekt”, Conte: Nuk kërkoj simpati të tifozëve, ja me kë do luajë Lukaku!

25 Gusht 2019
14:43
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Lecce dhe foli për të gjitha temat e nxehta në shtëpinë zikaltër, ku nesër pritet të ketë rreth 70 mijë tifozë në “Meazza”.

Objektivi i parë – “Të sjellim një ide, kështu tifozët mund të njohin skuadrën. Të shohim përpara, të sjellim entuziazmin përmes lojës. Është krijuar një ambient i ri, i gjithi për t’u eksploruar, por ne e kemi të qartë se duhet të punojmë fort dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme”.

Icardi – “Kam respekt për çdokënd, por nga ana ime nuk ka përçarje. Ne po punojmë seriozisht, ju e dini qëndrimin që klubi ka marrë ndaj lojtarit”.

I kënaqur me merkaton? “Klubi merret me këtë pjesë. Që nga dita e parë ka patur bashkëpunim me drejtuesit në gjithçka. Ne kemi punuar së bashku, është ndërtuar një marrëdhënie e fortë mes nesh. Jam i lumtur me atë që kemi krijuar”.

Shanset për të përsëritur atë që bëtë me Juven – “Gjithmonë kam thënë se dua të dëgjoj se e kemi vetëm 1% shansin për të konkurruar për fitore. Mendoj se po punojmë në mënyrën e duhur. Ekziston një hendek mes nesh, Juves dhe Napolit. Ne nuk duhet të punojmë mirë, por duhet të punojmë më mirë se të tjerët. Në skuadër ekziston disponueshmëri e lartë dhe kur ekziston kjo nuk ka nevojë të vendosim limite. Gjithçka do ta shohim me hapa të ngadaltë”.

Transmetimi i ideve – “Përpiqem t’i kaloj idetë e mia tek lojtarët dhe jo të krijoj alibi, edhe pse e di se ka klube të tjera që kanë më shumë eksperiencë se ne. Jam i lumtur për atë që klubi ka bërë dhe lojtarët kanë shumë hare e entuziazëm. Kur shkoj në qendrën stërvitore jam i lumtur sepse e di që do gjej lojtarë që janë të gatshëm të sakrifikojnë veten e tyre për idetë tona”.

Mirëseardhja në “Meazza” nesër – “Nuk kërkoj simpatinë e tifozëve. Jam i kënaqur që nesër stadiumi do të jetë plot dhe që ne të ndjejmë entuziazmin. Kjo është pozitive për mua, klubin dhe futbollistët. Ne jemi ata që duhet ta meritojmë këtë entuziazëm dhe pasion.”

Interi i Contes – “Në një muaj e gjysmë kemi punuar fort, jam i kënaqur me atë që shoh sepse lojtarët kanë hyrë në idenë time të futbollit. Duhet thënë se duhet të përmirësohemi dhe të punojmë në shumë detaje, por pjesa më e madhe është zhytur në idenë time dhe kjo është pozitive.”

Lukaku dhe lidhja me Lautaro – “Ai erdhi plot entuziazëm. Një djalë që ndriçon, është përshtatur shumë mirë me grupin. Po punon shumë. Erdhi në një periudhë kur ishte në kufijtë e merkatos tek United dhe kur je në merkato stërvitja nuk është në 100%. Ai ka nevojë të madhe për përmirësim në të gjitha pikëpamjet, është një lojtar i rëndësishëm dhe me potencial të madh. E provova me Lautaro, me Politano dhe me Esposito. Jam i lumtur me bashkëpunimin që ka mes këtyre lojtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit