Icardi në depresion pas largimit të Wanda Nara, sulmuesi ka humbur 6kg, tifozët të shqetësuar

19 Korrik 2024
9:30
Telesport
back button

Ndarja, edhe një tjetër mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, po shkakton pasoja të rënda në paraqitjet e ish-futbollistit të Inter. Sulmuesi argjentinas, i cili ende nuk është shprehur publikisht për vendimin e marrë nga bashkëshortja dhe agjenti i tij, ndodhet në Austri me Galatasaray.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale vihet menjëherë re trishtimi i tij i dukshëm. Pamje që po bëjnë shumë debat në rrjetet sociale mes tifozëve turq, të cilët janë të shqetësuar për kushtet e idhullit të tyre. Sidomos pasi gazetari argjentinas Gustavo Mendez bëri të ditur se Maurito po kalon një moment shumë të vështirë pas vendimit të marrë nga Wanda.

Që nga grumbullimi i Galatasaray në Austri duket se Icardi është në depresion, nuk ka oreks dhe ka humbur masën muskulore. Ai ka humbur gjashtë kilogramë“, tha Mendez, duke nënvizuar edhe shqetësimin e drejtuesve të klubit turk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit