Icardi “përqesh” Maradonën, furtunë në rrjetet sociale kundër tij

28 Nëntor 2020
14:26
Alfred Lleshi
back button

Homazhet e PSG për Diego Armando Maradonën kishin një mbulim të gjerë mediatik.

Kjo, jo aq për fisnikërinë e gjestit, një foto e të gjithë skuadrës transalpine, e cila pozon para fanellës me numrin 10 të kombëtares argjentinas, “në pronësi” të Diegos, por për paraqitjen e Mauro Icardi në kohën e shkrepjes së aparatit.

Njerëzit në internet vunë re njëlloj buzëqeshjeje në fytyrën e ish-sulmuesit të Interit dhe midis komenteve sociale, shpesh i referoheshin përplasjeve të shumta verbale, që kishin të dy gjatë viteve të fundit.

Maradona, në të vërtetë nuk e kishte falur kurrë Maurito, duke e konsideruar “përdhunim” marrjen e gruas (Wanda Nara) së bashkatdhetarit dhe, në atë kohë, mikut të tij të madh, Maxi Lopez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit