Icardi “ripushton” Wanda Nara: Më përqafo dhe mos më braktis kurrë

20 Tetor 2021
14:00
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi nis në kundërsulm, duke kërkuar golin më të rëndësishëm (familjar). Gruaja e tij Wanda Nara e ka akuzuar atë hapur për tradhti ditët e fundit, me kërcënimin jo shumë të fshehur për t’i dhënë fund martesës me një divorc që do të përfshinte edhe karrierën e sulmuesit të PSG, pasi Wanda nënshkruan kontratat e tij.

“Mon amour” dhe zemra e kuqe, postuar nga Maurito në Instagram. Në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas përforcoi konceptin me një imazh tjetër të tij dhe gruas, në kohë të lumtura, shoqëruar me apelin: “Më mbaj fort dhe mos më braktis kurrë!”

Një përparim i vogël në rrugën e paqes së çiftit shumë të diksutuar kohë e fundit, pas mesazheve të djeshme: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në familjen tonë të mrekullueshme, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua. Të dhemb kur lëndon të dashurit e tu, shërohesh vetëm kur ato të falin”.

Mauro Icardi ka hequr dorë nga thirrja për ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Leipzig, pikërisht për shkak të problemeve me gruan e tij. Sipas “Le Parisien”, ai kërkoi dhe mori leje ditore për të fluturuar në Milano te gruaja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit