Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Lucas Moura kualifikon Tottenham-in

11 Dhjetor 2018
22:59
Denis Hakanaj
back button

Inter eliminohet nga Champions League! Një rezultat katastrofë për milanezët, të cilët nuk kanë arritur të mundin në "San Siro" një PSV që nuk luante për asgjë në Grupin B, që e ka mbyllur në vendin e fundit me dy pikë.

Holandezët kanë befasuar vendasit në  minutën e 13-të me golin e Lozano-s, që ka ardhur pas një gafe të Asamoah. Reagimi i zikaltërve ka ardhur në minutën e 73-të, me Mauro Icardi-n që ka realizuar golin e barazimit.

Një gol që nuk ka mjaftuar për të mbajtur në Champions League milanezët, sepse Tottenham ka barazuar 1-1 në "Camp Nou" kundër një Barcelone që e ka nisur ndeshjen pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të. Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar Grupin A pas fitores 2-0 t ë marrë në fushën e Monaco falë dygolëshit të Guerreiro (15', 88'). E ka mbyllur në vendin e dytë Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në  fushën e Club Brugge.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit