“Icardi te Napoli? Do ekip tjetër”

11 Korrik 2019
9:44
back button

Napoli mbetet protagonist i madh i merkatos në Serinë A, sepse kërkon të përforcohet në maksimum për të sfiduar Juven. Pas blerjes së qendërmbrojtësit grek Manolas, klubi jugor kërkon një sulmues të nivelit të lartë dhe këtë e pranon edhe presidenti Aurelio de Laurentiis, i cili gjithsesi përjashton dy emra. 

"Icardi është sulmues i shkëlqyer, nuk diskutohet që e vlerësojmë shumë, por ai gjithnjë do dojë të shkojë te Juventusi. Gjithsesi, unë mbaj fort Insigne. 

"Rodrigo? Na ka thënë që preferon të qëndrojë në Spanjë dhe merr fund këtu". 

Napoli kërkon edhe James Rodriguez: "Mediatikisht vetëm Cristiano Ronaldo e Messi janë mbi të, por Reali ka pretendime financiare tepër të larta. Ancelotti e vlerëson shumë dhe James kërkon të vijë te ne, por Reali duhet të ulë kërkesat". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit