Icardi, Wanda dhe parashikimi i goditur i Real Madrid

22 Tetor 2021
12:41
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon telenovela mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara që, me përjashtim të surprizave, duket se do të ketë një fund të lumtur.

Ndërkohë, në Spanjë kujtojnë parashikimin e Real Madrid për sulmuesin argjentinas gjatë sesioneve të merkatos së 2017-ës dhe 2018-ës.

Siç ka shkruar Marca, ylli i PSG-së po kalonte momentin e tij më të mirë si kapiten i Inter-it me 26 gola në sezonin 2016-17 dhe 29 gola në sezonin pasues, dhe Blancos kishin ndërmend të hidheshin në sulm për argjentinasin.

Madrilenët kanë ndryshuar më pas mendim pikërisht për shkak të Wanda-s. Dreujtuesit e Real-it, siç ka kujtuar Marca, e kanë konsideruar “të rrezikshëm” blerjen e mundshme të lojtarit:

“Nuk mund ta marrim atë lojtar dhe nuk është faji i tij”, duket se ka qenë mendimi i përgjithshëm në atë kohë në zyrat e klubit spanjoll.

Mendimi kishte lidhje me gruan-menaxhere, protagoniste shpesh në programe televizive italiane me kritika ndaj trajnerëve, drejtuesve dhe klubit të bashkëshortit të saj.

Me pak fjalë, blerja e mundshme e Icardi-t mund të kishte krijuar probleme brenda klubi dhe skuadrës: Real-it nuk i pëlqente ekspozimi publik i lojtarit dhe gruas.

Dhe pas disa vitesh, ja telenovela në lidhje me jetën personale të çiftit, me PSG që ndodhet tani në një situatë shumë të komplikuar pas një sjellje aspak profesionale të lojtarit (nuk është paraqitur në stërvitje), i cili është në qendër të ciklonit mes medias dhe rrjeteve sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit