Icardi-Wanda ende në kaos: “E tradhtoi me ish-lojtarin e Interit”. Sulmuesi i tërbuar në rrjetet sociale

26 Janar 2023
22:17
Telesport
back button

Martesa mes Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s vazhdon të jetë kryefjala në faqet e thashethemeve dhe gossip. Në orët e fundit, gazetari spanjoll Jordi Martin ka zbuluar se showgirl-i argjentinas do të kishte tradhtuar ish-kapitenin e Interit, tani te Galatasaray, me Keita Balde, bashkëlojtarin e Mauritos pikërisht në kohën e Interit.

Dhe ka më shumë. Icardi do ta kishte zbuluar tradhtinë falë disa lëvizjeve të dyshimta të bankomatit të Wanda-s dhe më pas përmes kamerave të shtëpisë, të cilat do ta kishin kapur vetë Keita së bashku me gruan e tij.

Në orët e fundit ka mbërritur kështu versioni i ngjarjeve të sulmuesit argjentinas: “T’i kursej sqarimet per nesër në mëngjes, që të kesh kohë për gjëra të tjera… Unë vetëm paralajmërova një qyqe të gjorë që burri i saj nuk do të ndalet t’i shkruaj gruas se tij (nuk jemi te divorcuar.)

Mesazhet, fotot dhe gjithcka qe i ka derguar i kam ne mesazhe private ne instagram sepse m’i ka derguar gruaja ime (kuptohet qe nuk do ti postoj). Ti ke biseduar mbrëmë me këtë vajzë dhe dua të sqaroj se nuk kam pasur asnjë debat me Wandan sepse ishim deri në gjashtë të mëngjesit duke biseduar me video thirrje për të organizuar kthimin e fëmijëve tanë…

Gjithashtu sqaroj se Wanda nuk përdor karte fare sepse une e kam timen nga nje llogari qe kemi ne Argjentine. E treta dhe e fundit, mos u shqetesoni se nga mjedisi im nuk do te kontaktoje njeri kurre dhe nese ndodh ju autorizoj te publikoni provat, por qe te jene me te mira nga ato qe ke per te trajtuar si gënjeshtar dhe për të gjitha këto  që po merr si për të mirëqena”, ka mohuar Icardi përmes një historie në Instagram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit