Ideja e çmendur e ish-kapitenit: Liverpool duhet ta rikthejë Coutinho-n

14 Maj 2019
9:48
Alfred Lleshi
back button

Liverpool duhet të eksplorojë mundësinë e rikthimit të Philippe Coutinho, thotë Phil Thompson, me ish-kapitenin e “Reds” që beson se kjo marrëveshje me Barcelonën ka në themel "rrahje zemre". Ndërkombëtari i Brazilit ka kaluar vetëm pak më shumë se 18 muaj larg “Anfield”. Ai u transferua te katalanasit në janar të vitit 2018 për 160 milionë euro, pas një sage të gjatë negociatash mes palëve. 

Coutinho pritej të përshtatej në mënyrë të përsosur në “Camp Nou”, por në fakt ka vuajtur shumë për të pasur ndikimin e dëshiruar te Barcelona. Zërat e largimit që aty po e shoqërojnë tani 26-vjeçarin, me Chelsea të etur për ta marrë si kompensim të Eden Hazard. Ky i fundit pritet të shkojë te Real Madridi. Megjithatë, Thompson sugjeron që Liverpool duhet t’ia hapë derën rikthimit të brazilianit. 

Ish-mbrojtësi i “Reds” i tha “Sky Sports”: "Unë do ta riktheja atë te Liverpool, sepse kjo është një rrahje zemre, por duhet të ndodhë tani, kësaj vere. Coutinho ka vuajtur në Barcelonë. Ne e kemi parë atë duke luajtur në të majtë, por ai nuk është Neymar. Ai pëlqen të luajë në mes, nuk është një anësor i majtë, sikurse shihet te Barcelona. 

Atje nuk e duan atë si te Liverpool. Unë do ta ktheja, nuk e di çfarë mendon klubi, por Filippe ka shumë aftësi. Ndoshta ka një klauzolë blerjeje nga Barça për më pak se gjysmën e asaj që e kemi shitur".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit