Ideja e çmendur mbi De Bruyne: gati kontrata e pasur nga Turqia!

25 Dhjetor 2024
23:10
Telesport
back button

Shpenzime të çmendura për Fenerbahcen e José Mourinhos në janar, nisur nga momenti i vështirë i përjetuar nga skuadra e tij. Siç raporton Mundo Deportivo, trajneri portugez ka një ëndërr shumë ambicioze: të marre Kevin De Bruyne në Turqi. Një marrëveshje e komplikuar, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye është në kërkim të një ekipi të ri.

Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahces, ka nisur tashmë kontaktet e para, duke marrë telefonin për të folur me drejtuesit e stadiumit Etihad dhe me agjentin e De Bruyne. Lojtari, 33 vjeç, është një nga shtyllat e Manchester Cityt, por Mourinho duket se synon të tentojë një grusht shteti që mund të revolucionarizojë skuadrën turke.

Ndërkohë, në mesin e lojtarëve të hetuar nga Special One do të ishte edhe një tjetër i njohur i vjetër nga Seria A. Sipas O Jogo, portugezi ka në shënjestër Vedat Muriqin, sulmuesin kosovar nga Lazio që tani luan për Mallorca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit