Ideja e çmendur, ndeshjet e NBA-së pa tifozë dhe në palestra shkollash

19 Mars 2020
16:12
Telesport
back button

Sipas ESPN, drejtuesit e NBA-së synojnë që në prill të rinisin ndeshjet e lëna në mes 10 ditë më parë për shkak të coronavirus.

Natyrisht që gjendja e jashtëzakonshme ka “pushtuar” gjithë Amerikën. Ndaj, në rast se rinis kampionati ai do të jetë me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.

Ideja është që ndeshjet të luhen jo më në stadiumet e mëdha të skuadrave por në fushat e G-League, apo edhe në palestrat e shkollave, për të minimizuar efektin e mungesës së tifozëve.

Gjithsesi, ndeshjet do të transmetoheshin “live” për fansat përmes TV.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit