Ideja fantastike: Çdo medalje olimpike e “Paris 2024” do të ketë 18 gram nga Kulla Eifel

8 Shkurt 2024
12:53
Telesport
back button

Nuk pritej, por Kulla Eifel është protagonistja e vendosur në qendër të medaljeve olimpike dhe paraolimpike që do t’u jepen sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Medaljet janë paraqitur para publikut mëngjesin e sotëm në Paris.

Organizatorët e Olimpiadës i janë drejtuar kompanisë operative të Kullës Eiffel për të marrë pjesë nga ky objekt, prej rinovimeve që i bëhen atij. Më pas, copat e Kullës Eifel, monumentit më emblematik të kryeqytetit, zhvisheshin, trajtoheshin dhe llakoheshin, për t’u përdorur në projekte të tjera gjatë Lojërave Olimpike.

Nuk është thjesht një medalje. Ne u thamë atyre se duam një pjesë të saj. Ne donim që simboli i medaljes të takohej me një simbol tjetër, atë të Francës, që është Kulla Eifel”, tha Thierry Reboul, drejtor ekzekutiv i markës në komitetin organizativ.

Ne donim të ofronim diçka të jashtëzakonshme dhe ta bënim këtë medalje një xhevahir. Prandaj vendosëm një pjesë të Kullës Eifel në medalje, nga 18 gram për çdo medalje, në formën e një gjashtëkëndëshi, për ta vendosur si një gur të çmuar në stoli në qendër të medaljes”, tha Reboul.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit