Idhulli i ri i Chelsea bën liderin: Të luftosh e shënosh për ekipin është gjëja më e rëndësishme

21 Shtator 2024
17:07
Telesport
back button

Me dy gola dhe 1 asist në fitoren 3-0 ndaj West Ham, sulmuesi i Chelsea, Nico Jackson po kthehet në një idhull për tifozerinë. Ai ka ndihmuar ekipin londinez që të arrijë fitoren e tretë sezonale në Premier League, që tashmë ka 10 pikë në 5 ndeshje të luajtura.

Pas fitores 3-0 ndaj West Ham, ku golin e parë e shënoi pas vetëm 4 minutash lojë, sulmuesi Nico Jackson tha: “Jam rritur më shumë me shokët e mi. Ata më ndihmojnë shumë dhe kanë besim tek unë”.

Ne vazhdojmë të ecim përpara. Kjo ndeshje ka përfunduar dhe javën e ardhshme do të përballemi me një tjetër. Më e rëndësishmja është që skuadra të fitojë“, tha sulmuesi 23-vjecar senegalez, në sezonin e dytë me Chelsea.

Jam i lumtur që luaj gjithmonë. Të luftosh për ekipin dhe ta bësh skuadrën të fitojë është gjëja më e rëndësishme, tha Nicholas Jackson, që në këtë sezon ka realizuar katër gola në kampionat me fanellën e Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit