Ikën Fonseca dhe vjen Allegri? Drejtori i Romës “vulos” gjithçka

25 Shtator 2020
14:00
Alfred Lleshi
back button

Guido Fienga, CEO i Romës, foli në konferencë gjatë prezantimit të Pedro dhe trajtoi të gjitha çështjet aktuale në lidhje me të ardhmen e klubit. Fillimisht ai konfirmoi besimin e plotë të Romës te trajneri Fonseca, duke mohuar kështu thashethemet në lidhje me Allegri:

“Fonseca nuk ka qenë kurrë një temë e hapur. Ai është trajneri ynë, filloi një projekt vitin e kaluar me ekip të ri. Drejtori sportiv, nga ana tjetër, është një pozicion i lirë që duhet të plotësohet sa më shpejt të jetë e mundur nga personi që ne do të gjykojmë se përputhet me projektin. Paratici? Unë mendoj se është mungesë respekti ndaj tij dhe ndaj Juventusit të flasim për të. Shpresojmë ta mposhtim atë të dielën”.

Më në fund, CEO i Romës konfirmon Edin Dzeko, i cili kthehet plotësisht në dispozicion të Fonseca: “Dzeko është kapiteni ynë, jemi të lumtur për këtë. Jemi të sigurt se të dielën, nëse luan, ai do të bëjë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit