Iker Casillas u tërhoq nga bota e futbollit në vitin 2020, pasi pësoi një infarkt akut të miokardit, por emri i tij vazhdon të pushtojë faqet e gazetave dhe revistave për jetën personale. Që prej ndarjes së tij nga Sara Carbonero ka shumë femra me të cilat është lidhur.
Tashmë, mes një deti thashethemesh, ish-portieri i Real Madridit dhe i Portos është kapur nga fotografët e revistës “Semana”, e cila ka publikuar disa pamje nga darka mes Michaela Sorle dhe ish-portierit spanjoll, e ndodhur së fundi.
Të dy kanë darkuar në një restorant të famshëm të Madridit, ndërsa më pas kanë shkuar së bashku në shtëpinë e ish-portierit madrilen me makinën e tij, siç ka raportuar revista e lartpërmendur dhe shihet në pamjet që gjenden brenda revistës.
En SEMANA, Iker Casillas: romántica cita con Michaela Sorle, una modelo de origen sueco https://t.co/i6qgZBZCQl
— Revista SEMANA (@semana_revista) May 31, 2023
Casillas shoqërohej nga Michaela Sorle, e cila është një modele dhe aktore 36-vjeçare me origjinë suedeze, që mori pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Polonia” në vitin 2005. Ajo u diplomua me Master në Biznes dhe është e apasionuar pas botës së modës.
Revista thekson gjithashtu se ishte prilli i kaluar, kur ish-futbollisti vizitoi Poloninë, ku do të takohej me modelen, ndonëse deri më tani nuk ishin parë publikisht bashkë. Një lajm që vjen pikërisht në momentin kur revista ka në kopertinën e saj një imazh të Sara Carbonero dhe partnerit të saj, Nacho Taboada, me të cilin është në një lidhje prej një viti.