Iku Haaland, Haller jashtë! Por Dortmundit i mjafton një 17 vjeçar (PAMJET)

13 Gusht 2022
0:07
Telesport
back button

Haaland u shit, Haller duhet te fitoje sfiden ndaj tumorit, por Dortmund vazhdon.. Verdhezinjte moren fitoren e dytë në Bundesliga, duke mundur me përmbysje në një ndeshje tepër të bukur Freiburg. Gregoritsch befasoi verdhezinjtë në pjesën e parë duke e bërë sfidën tepër interesante e duke i mobilizuar të besuarit e Terzic, të cilët në pjesën e dytë patën një tjetër marsh.

Ishte 17-vjeçari Moukoko, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, për të bërë shpëtimtarin, pasi në minutën e 77-të dha asistin për golin e barazimit, të shënuar nga Bynoe-Gittens. Vetëm 11 minuta më pas, Moukoko u dha avanatzhn verdhezinjve, duke shënuar një gol mjaft të bukur, ndërsa Wolf ia katër minuta më vonë vulosi dhe rezultatin përfundimtar.

Një fitore e vuajtur për Dortmund, që arriti të marrë suksesin e parë jashtë fushe për këtë sezon dhe aktualisht e sheh veten në krye të klasifikimit, së paku deri në momentin që të zbresin në fushë skuadrat e tjera. Në anën tjetër Freiburg gjen humbjen e parë për këtë sezon, megjithatë tregon se është një skuadër me brumë që mund t’i bëjë dëm kujtdo.

Për Dortmund u aktivizua për të parën herë Anthony Modeste, me francezin i cili u transferua te Dortmund gjatë kësaj javë. 34-vjeçari luajti për 90 minuta por pa mundur që të gjejë rrjetën. Ndeshja e radhës për Dortmund do të jetë Werder Bremen në “Signal Iduna Park”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit