Ilary Blasi, asnjë zgjidhje paqësore me Tottin. Beteja vazhdon, pritet gjyq “i zjarrtë” për divorcin e tyre

25 Shtator 2024
12:37
Alfred Lleshi
back button

Asnjë marrëveshje për ndarjen mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti, siç insinuan disa media ditët e fundit. Këtë e bën të ditur e përjavshmja “Chi”, e cila siguron se është vetëm “një sugjerim i bukur dhe romantik”. Tani për tani gjërat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë.

“Çifti do të përballet në gjykatë në këto ditë për të përcaktuar se kush është fajtori për ndarjen. Dhe për ta bërë këtë, secili nga dy personat do të duhet të paraqesë prova, dëshmi dhe të zbulojë kartat e veta”, – lexojmë në revistë.

Me pak fjalë, gjyqi do të jetë një “përplasje zjarri” për të dy, por jo vetëm. Për momentin, prezantuesja italiane po relaksohet me partnerin e saj Bastian Muller, të cilin e ka njohur dy vite më parë. Një dashuri që vazhdon me zjarr, pavarësisht largësisë fizike.

Pak ditë pasi u thirr në gjykatë, Ilary Blasi u relaksua me Bastian Muller, siç e dëshmojnë edhe fotot e publikuara nga “Chi”. Në imazhe ata ecin, qeshin, shkëmbejnë gjeste dashurie. Marrëdhënia e tyre vazhdon në distance.

Interesat e punës së sipërmarrësit gjerman mbeten në Frankfurt, por udhëton shpesh drejt Romës për dashurinë e Ilary. Kjo e fundit vendosi t’i kushtonte më shumë kohë vetes, hoqi dorë nga disa programe televizive, mbaroi xhirimet e “Unica 2”, gjithashtu luajti një rol të vogël në filmin e ri të Giampaolo Morelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit