Ilicic dhe fraza e Rice: “Ja çfarë më tha në fushë”

26 Qershor 2024
13:35
Denis Hakanaj
back button

Ka histori që shkojnë përtej lojës së futbollit, por edhe skena që janë të mira për një sport si futbolli.

Josip Ilicic di diçka për këtë, pasi u kthye në protagonist me Slloveninë në Euro 2024 dhe u afrua nga Declan Rice para fillimit të ndeshjes kundër Anglisë së Southgate.

“Jam i kënaqur që historia ime ka qenë frymëzim”, ka pranuar Josip Ilicic pas ndeshjes Angli-Slloveni, për Sky Sport, duke u rikthyer në periudhën në të cilën u detyrua të qëndrojë larg fushës.

Një moment, që përkon me epokën e Covid-it, i kapërcyer pavarësisht vështirësive të shumta. Dhe sot, ish-ylli i Atalanta-s më në fund mund të flasë për këtë me një buzëqeshje, madje edhe me kundërshtarë si Declan Rice, mesfushori i Arsenalit që bëri një gjest jo të parëndësishëm në fushën e Këlnit:

“Edhe sot, sapo hyra në fushë, Rice më komplimentoi dhe më tha se më respekton shumë, – zbuloi slloveni. – Jam i lumtur që historia ime personale është e njohur në mbarë botën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit