Çfarë do të bëjë Jurgen Klopp pas largimit nga Liverpool-i?
Trajneri gjerman ka komunikuar se ka dëshirë të marrë një periudhë pushim, por janë të shumtë ata që besojnë se do të kthehet shumë shpejt në detyrë.
Dikush i ka sugjeruar madje një të ardhme si president i FIFA-s:
“Imagjinoni po të bëhesha. Natyrisht është një punë e paguar mirë, ja pse të gjithë duan ta bëjnë”, ka thënë trajneri gjerman në konferencë për shtyp.
“Nuk besoj se do t’ia përkushtoj jetën time gjërave të tilla. Një njeri i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet e futbollit.
“Nuk mund të ndryshojmë asgjë të vetëm. Nuk do të arrija të mbijetoja në këtë det peshkaqenësh, nuk besoj se do ta bëj”.