Inaugurohet tramvaji me emrin e Federer, tenisti: Dikur udhëtoja fshehurazi pa biletë

26 Tetor 2021
11:06
Gentian Spiri

Në Bazel të Zvicrës është inauguruar një tramvaj me emrin Federer Express. Një tramvaj në nder të tenistit të njohur zviceran Roger Federer, që ka lindur dhe jeotn në qytetin e Bazelit.

Në tramvaj janë vendosur foto të Federer, fitues i 20 grand slam dhe trofetë që ai ka fituar në këto turne. Në inaugurimin e këtij tramvaji ka qenë vetë tenisti zviceran, tashmë jashtë “top-10”.

Më duket sikur ishte dje që çohesha në mëngjes dhe merrja tramvajin nr.8 për të shkuar në stërvitje. Pranoj se disa herë ka ndodhur që nuk paguaja biletë, sidomos kur bëhej fjalë për distanca të shkurtra”, tha Federer.

Nuk më kanë kapur kur udhëtoja fshehurazi pa biletë, por për shumë vite kam patur abonim kur udhëtoja me tramvaj. Gjithnjë kam qenë korrekt. Kur doja të dëgjoja muzikë qëndroja në fund të tramvajit”, tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit