Infantino: Zvicër-Itali, gjithmonë ndeshje speciale për mua. Nesër do të bëj tifo për… arbitrin

28 Qershor 2024
9:21
Alfred Lleshi
back button

Mes atyre që me siguri do ta shikojnë Zvicër-Itali është edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha për “La Stampa”: “Ndeshja ime e parë si spektator mes Zvicrës dhe Italisë daton në vitin 1984.

Unë isha 14 vjeç, luhej një ndeshje miqësore. Ajo ndeshje u luajt në Lozanë. Tek Italia bënin pjesë Cabrini, Paolo Rossi dhe idhulli im Altobelli, një futbollist i lindur praktikisht në vendin ku linda dhe unë.

Zvicerani Wolfisberg na tha se po të kishte pasur Rossin dhe Altobellin do të kishte fituar. Që atëherë, ndeshjet mes Zvicrës dhe Italisë i kam ndjekur gjithmonë me interes. Do ta ndjek edhe nesër këtë përballje, edhe pse do të bëj tifo për… arbitrin”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit