Iniesta është një legjendë, Zidane e vërteton: Ne e duam futbollin falë lojtarëve si ju

10 Tetor 2024
7:40
Alfred Lleshi
back button

Një konferencë shtypi e thirrur në një ditë shumë simbolike (8 tetor, për të kujtuar numrin që e shoqëroi pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike), në vendlindjen e tij në Barcelonë, i rrethuar nga dashuria e njerëzve që e donin, me gjithë familjen e pranishme.

Andrés Iniesta vendosi të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli profesionist pas 22 vitesh, në të cilat fitoi gjithçka dhe magjepsi fushat e blerta anembanë botës.

Një legjendë e këtij sporti, e njohur dhe e dashur nga të gjithë. Edhe Zinedine Zidane, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e ka “shenjtëruar”.

“Ne e duam futbollin falë këtij lloj lojtari, si ju”, – ka shkruar ish-mesfushori francez në Instagram, duke postuar një foto me “Don Andrés”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit