Skuadra e Inter ka arritur marrëveshjen për të shtyrë kontratën e mbrojtësit holandez Denzel Dumfries. Kontrata aktuale skadon në vitin 2025, por palët kanë rënë dakord ta shtyjnë deri në vitin 2028.
Kjo shtyrje e mëtejshme e kontratës do të ketë edhe një rrogë pak më të mirë për lojtarin holandez, që është ende me pushimë pas pjesëmarrjes në Euro 2024.
Dumfries luan me Inter prej tri sezonesh dhe në 132 ndeshje zyrtare ka realizuar 11 gola. Një element i konsideruar shumë i rëndësishëm nga trajneri Inzaghi, ndaj dhe klubi vendosi t’ia shtyjë kontratën me tri sezone të tjera.