Inter dhe Inzaghi deri më 2037, çfarë fshihet pas shakasë së ëmbël të agjentit të trajnerit

7 Qershor 2024
11:06
Alfred Lleshi
back button

“Nëse do të ishte në dorën time, ai do të qëndronte tek Inter deri në vitin 2037”. Tullio Tinti u largua me një shaka, pas takimit me drejtuesit, i cili ende nuk ka çuar në rinovimin e kontratës së Simone Inzaghit, por vërtetoi klimën e harmonisë së madhe që përjetohet në “Viale della Liberazione”.

Zgjatja e marrëveshjes nuk është në diskutim, ka vetëm afate për t’u zgjidhur. Nuk është aspak problem rregullimi financiar kontraktual që do ta çojë trajnerin nga Piacenza të marrë  6 milionë euro pagë në sezon. Viti 2027 mbetet një horizont kohor më shumë se i mundshëm, pasi klubi zikaltër do të donte të vazhdonte me të njëjtin trajner.

Është një shaka deri në një pikë, ajo e agjentit të trajnerit, i cili gjithashtu asiston Bastoni dhe Darmian te zikaltrit, si dhe Audero që nuk e di ende nëse është i destinuar të qëndrojë. Harmonia që është krijuar mes Inzaghit dhe menaxhmentit zikaltër gjatë një viti e gjysmë është totale. Nga njëra anë, klubi që aspiron të bëjë një hap në cilësi, por duhet të mbajë këmbët në tokë.

Nga ana tjetër, trajneri që jeton prej 20 vitesh në Romë, por është shumë i lumtur në Milano dhe nuk nxiton të ndryshojë mjedis. Sigurisht që çdo gjë duhet verifikuar në kohë vështirësish, protagonistët e kësaj “martese” e dinë shumë mirë këtë, por ndjesia është se, pikërisht që nga sezoni i kaluar diçka ka ndryshuar edhe në këtë drejtim.

Inzaghi nuk mori pjesë personalisht në “samit” dje, si drejtori sportiv Piero Ausilio, i cili ishte i zënë diku tjetër për çmimin “Calabrese”. Trajneri do të takohet në zyrë pas disa ditësh, për “tymin e bardhë” të mundshëm përfundimtar dhe takimin e pritshëm të merkatos me drejtuesit.

Edhe këtu, ajri që thith mjedisi zikaltër është shumë i ndryshëm në krahasim me vitin 2023, kur pati dilema rinovimi për shkak të sezonit me dritë-hije. Sot lidhja mes Inzaghit dhe menaxhmentit zikaltër është edhe më e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme, prandaj nuk do të kishte as nevojë të veçantë për “samit” ekstra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit