Inter, dikush duhet sakrifikuar: në Ligue 1 dhe Premier janë gati të përfitojnë

16 Qershor 2022
16:52
Denis Hakanaj
back button

Në ditët në vijim, Inte-ri mund të përfundojë atë që padyshim do të konsiderohej një mini-revolucion te nën kampionët e Italisë.

Zikaltrit po rinisin sfidën dhe, siç deklaron Marotta, duan të mbërrijnë në fund të qershorit me të gjitha operacionet kryesore të merkatos të përcaktuara tashmë.

Ëndrra, sipas Calciomercato.it, është ajo e treshe me peshë me Dybala, Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Situata për momentin është ende në progres, edhe nëse ka një ndjenjë të përgjithshme optimizmi. Për Dybala-n, nevojitet një ofertë në rritje për të arritur te marrëveshja.

Ndërkohë po afrohet rikthimi i Lukakut, i cili mund të bëhet në formë huazimi për një shumë maksimale prej 12 milionë eurosh. Megjithatë, është e qartë se këto operacione do të sjellin edhe largimin e një ylli të sulmit zikaltër.

Përveç Alexis Sanchez, për të cilin po afrohet një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, në lojë janë Correa dhe Dzeko. Njëri nga të dy ndoshta do të duhet të largohet.

Sa i përket Correa-s, Calciomercato.it ka shkruar për interesimin e Marseille, ku e kërkon Sampaoli. ‘Tucu’ nuk do të dëshironte të largohej nga Milano dhe Inzaghi gjithashtu do të donte ta mbante të preferuarin e tij, por në rast të një ardhjeje të dyfishtë të Dybala dhe Lukaku nuk do të kishte alternativë.

Veç kësaj, ‘Gazzetta dello Sport’ sinjalizon përfshirjen e mundshme të Newcastle, një ekip ambicioz, që ka para për të shpenzuar dhe që dëshiron të ecë përpara drejt pozicioneve të para të Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit