Inter e pëson në fund, Monza shtang zikaltrit (Pamjet)

7 Janar 2023
22:52
Denis Hakanaj
back button

Inter është ndalur në kampionat nga Monza. Pas fitores së madhe të marrë kundër Napoli-t në mesjavë, ka barazuar 2-2 ndaj ekipit të Berlusconi-t dhe Galliani-t në javën e 17-të.

Pas këtij rezultati, Inter-i mbetet në vendin e katërt të renditjes së kampionatit italian me 34 pikë, dy pikë larg Milan-it të vendit të tretë, që ka një ndeshje më pak.

Inter-i është kthyer në fushë për javën e shtatëmbëdhjetë të Serisë A pas fitores së madhe 1-0 të marrë në mesjavë kundër Napoli-t kryesues.

Zikaltrit po luajnë në transfertë kundër Monza-s së Berlusconi-t dhe Galliani-t. Një sfidë që ka nisur menjëherë me gol ajo që po zhvillohet në stadiumin Brianteo.

Kanë qenë zikaltrit ata që kanë goditur të parët me një gol të Darmian në minutën e dhjetë. Megjithatë, kundërpërgjigjja e vendasve ka qenë e menjëhershme. duke barazuar me një gol të bukur të Ciurria-s.

Rezultati ka ndryshuar përsëri 11 minuta më mbrapa. Këtë herë kanë qenë interistët që janë kthyer në avantazh me një gol të Lautaro Martinez, i cili ka marrë një super dhuratë nga mbrojtja vendase.

GOLI I PARE I INTERIT – VIDEO

GOLI I PARE I MONZAS – VIDEO

GOLI I DYTE I LAUTAROS – VIDEO

Në minutën e 93-të ka ardhur befasia, me Monza-n që ka arritur të barazojë me Caldirola-n, i cili ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes milaneze.

GOLI I DYTE I MONZAS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit