Inter gati të lërë të lirë Onana për të mbushur arkën, ja dy zëvendësuesit

3 Shkurt 2023
11:30
Telesport
back button

Tek Inter janë ende të paqartë në lidhje me faktin se cili do të jetë portieri kryesor për sezonin e ardhshëm. Saimir Handanovic dhe Andre Onana janë gjithnjë në garë për një fanellë titullari, ndaj dhe klubi do të mendojë për një zgjidhje të këtij problemi.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, klubi po mendon të largojë portierin kamerunas Andre Onana, që erdhi me parametrin zero. Klubi zikaltër po pret një ofertë të mirë dhe është gati ta lërë të lirë për një ofertë që kapo shifrat 25-30 milionë euro.

Në rast se 26-vjeçari kamerunas do të lërë Milanon, klubi ka gati një listë me zëvendësuesit. I pari në listën e Beppe Marotta është braziliani Neto, që ka luajtur me Juventus e Fiorentina, sot te Bournemouth. Një tjetër portier në listë është turku Altay Bayindir, që luan me Fenerbahce.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit