Rinovimi i kontratës së Denzel Dumfries te Inter është drejt finalizimit me sukses. Siç raporton ‘Sky’, klubi zikalter dhe holandezi kanë përcaktuar të gjitha detajet për të zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon qershorin e ardhshëm: ish-lojtari i PSV Eindhoven do të fitojë rreth katër milionë euro neto në sezon, aq sa fiton Dimarco, lojtari tjetër titullar ne krahun e kundert.
Dumfries iu bashkua kampionëve të Serie A Inter Milan më 14 gusht 2021 për 12.5 milionë euro, me 2.5 milionë euro të tjera si bonus për PSV Eindhoven. Është raportuar nga mediat holandeze se ish-klubet e tij do të merrnin kompensime si pjesë e transferimit. Me t’u bashkuar me klubin, atij iu dha një fanellë me numrin dy.
Dumfries bëri debutimin e tij për Interin si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Genoas në ditën e hapjes së sezonit 2021–22 të Serie A, duke fituar 4–0.