Inter gjen yllin e ri, vjen nga Premier League me gjysmë çmimi

28 Shtator 2024
19:05
Denis Hakanaj
back button

Inter-i duhet të mendojë për të ardhmen, veçanërisht për sa i takon mbrojtjes.

Në këtë sezon, në fakt, gjërat nuk po shkojnë mirë në mbrojtje me zikaltrit që kanë pësuar dy gola të tjerë në fitoren 3-2 të marrë në fushën e Udinese-s.

Për këtë arsye klubi zikaltër po shikon disa emra që do ta përforconin mbrojtjen e Inzaghi-t. Një nga këta emra është ai i Benoit Badiashile, i cili nuk ka luajtur akoma asnjë minutë në këtë sezon të kampionatit anglez.

Qendërmbrojtësi i datëlindjes 2001 është shumë i fuqishëm dhe ka karakteristika që e lejojnë të jetë një opsion me të vërtetë i rëndësishëm për ekipe europiane të nivelit të lartë.

Pavarësisht kontratës që e lidh me Blutë deri në qershorin e 2030-ës, nëse situata në të cilën ndodhet nuk do të ndryshojë, ai mund të largohet dhe çmimi i tij do të ishte më i përballueshëm në krahasim me të kaluarën.

Sipas InterLive.it, në krahasim me 38 milionë eurot e paguar nga Chelsea për ta marrë nga Monaco, Inter-i do të shpenzonte vetëm gjysmën, rreth 20 milionë euro.

Kjo ndodh për shkak të zhvelrësimit që Badiashile po pëson duke mos zbritur kurrë në fushë dhe ka pak mundësi që gjarët të ndryshojnë në ndeshjet e rëndësishme.

Inter, ndërkohë, qëndron në pritje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit