Inter hedh sytë nga Rusia, synon talentin 21-vjeçar brazilian për të përforcuar mbrojtjen

22 Korrik 2024
8:48
Telesport
back button

Robert Renan është lojtari që Inter po monitoron për të forcuar mbrojtjen. Braziliani aktualisht është në pronësi të ekipit Zenit Shën Petersburg (ka kontratë deri në vitin 2028), por është huazuar te Internacional de Porto Alegre.

Për të siguruar 21-vjeçarin, Inter është gati të paguajë menjëherë 10 milionë euro. Gjithsesi, për skuadrën rusë kjo shumë është vetëm për fillimin e negociatave, pasi Zenit kërkon të paktën 20 milionë euro.

Një diferencë e madhe, e cila mund të zvogëlohet ndjeshëm duke marrë parasysh situatën aktuale të klubeve ruse, të detyrara të shesin me çmime të ulta. Mësohet se lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Simone Inzaghi, që e ndjek prej kohësh.

Një profil intrigues duke pasur parasysh moshën e tij të re, perspektivat e rritjes dhe hapësirën për përmirësim. Tek Inter, Renan do të mbushte boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i Buchanan. Një përforcim për të tashmen dhe të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit